RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE
Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.
Loja promocionale do të lançohet dhe zhvillohet nga data 14 Korrik 2023 ora 00:01 deri më 01 Shtator 2023 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, me adresë Rr. Epiri Nr75, Zona Industriale, 10000, Prishtinë.
Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktet që tregton. Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale do të jetë Republika e Kosovës.
1. Lloji i Lojës Promocionale
Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produkteve qe Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit në tabelën nr.2 bashkangjitur rregullores). Për tu bërë pjesë e shorteut duhet të kryhet një blerje per nje nga produktet detajuar ne tabelen nr. 2 dhe kuponin fiskal ta regjistrojne ne adresen www.unezgjedh.al. Gjatë regjistrimit të kuponit fiskal blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një fitues nga të gjitha regjistrimet e bëra online.
2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale
Platformat online për regjistrim në llotari do të lançohet më 14 Korrik 2023 ora 00:01 dhe do të mbyllet më datë 01 Shtator 2023 ora 23:59.
3. Çmimet
Loja do të ketë:
a) 40 fitues “1 vit larje me Ariel” i cili permban 7 paketime Ariel PODS 58cp dhe 6 zbutes Lenor 65 larje
Nga pjesmarrja në llotari do të përzgjidhen në total 40 fitues.
Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.
Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.
4. Pjesëmarrja
Mundësia e pjesmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produkteve qe Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit ne tabelen nr. 1) në pikat e shitjes në territorin e Kosovës dhe regjistrojnë kuponin fiskal gjatë periudhës 14 Korrik 2023 ora 00:01 deri më 01 Shtator 2023 ora 23:59. Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.
Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesmarrja në këtë lojë promocionale:
Punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.
Kushtet për pjesmarrje në llotari:
- Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve Ariel (sipas tabeles nr.1, brendi Ariel) me vlerë minimale 5 Euro me TVSH (gjatë periudhës 14 Korrik 2023 ora 00:01 deri më 01 Shtator 2023 ora 23:59, dhe regjistrojnë kuponin fiskal në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.unezgjedh.al behen pjese per te fituar 1 nga 40 çmimet “1 vit larje me Ariel ”. Çdo kupon i regjistruar bëhet pjesë në përzgjedhjen për të fituar 1 nga 40 çmimet “1 vit larje me Ariel ”
Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.
Regjistrimi
Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kupon fiskal të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesmarrja në shorte.
5. Regjistrimi në Lojën Promocionale
Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.
6. Përzgjedhja e fituesve
Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore nga nje program kompjuterik me 10 Shtator 2023 në zyrat e Marketing & Distribution ora 11:00. Te gjitha aplikimet pjesmarrese rregjistrohen ne databazen e programit te “Panelit te Administrimit” te platformes www.unezgjedh.al te krijuar nga inxhinieri IT te kompanise. Paneli i administrimit per keto platforma mundeson afishimin e te gjitha aplikimeve te regjistruara ne format “.CSV”. Çdo aplikim perfaqesohet nga nje numer unik identifikimi. Per perzgjedhjen e fituesve, ne platformen e administrimit per portalin www.unezgjedh.al, ngarkohet databaza ne format “.CSV” me te dhenat e aplikuesve qe kane plotesuar kriteret e permendura ne piken 5 te rregullores, percaktohet numri i fituesve qe duam te perzgjedhim dhe shtypim butonin “Extract Winners”. Perzgjedhja e emrave fitues behet ne menyre rastesore nga programi kompjuterik ku elementi baze per aplikimin e funksioneve merret ID e cdo aplikimi nga lista ne format “CSV” e ngarkuar ne sistem. I gjithe procesi kryhet ne prani te nje perfaqesuesi i Administratës Tatimore të Kosoves si dhe perfaqesues te tjere nga stafi i Marketing & Distribution Sh.p.k.
Admisnitrata Tatimore e Kosoves do te njoftohet me shkrim per daten, oren dhe vendin kur do te zhvillohet shorteu dhe do te ndahen çmimet. Ne rast se subjekti ka kryer njoftimin si me lart, por perfaqesuesi/t e autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosoves nuk paraqitet/n personalisht ne daten, oren dhe vendin ku do te zhvillohet shorteu, atehere Subjekti do te vijoje zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Megjithate ne kete rast Subjekti do te informoje titullarin/et e organeve perkatese per zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve.
Nga programi kompjuterik do te perzgjidhen gjithashtu edhe 5 lojtare rezerve te cilet do te kontaktohen ne rast se nje nga fituesit nuk perfundon procesin e regjistrimit sipas pikes 9 te kesaj rregulloreje. Mbasi perzgjidhen fituesit ne menyre rastesore nga programi kompjuterik, personat e perzgjedhur do te njoftohen nepermjet nje SMS ose telefonate rreth llotarise dhe cmimit te fituar si edhe percaktohet procedura e regjsitrimit si fitues duke lene nje orar dhe afat ku i perzgjedhuri duhet te paraqitet per te perfunduar proceduren e llotarise.
Ne perfundim te perzgjedhjes do te mbahen dhe Proces Verbalet perkatese.
Mbas përzgjedhjes se fituesve, kontrollohet kuponi fiskal i hedhur ne sistem gjate procesit te aplikimit dhe vertetohet qe jane plotesuar kushtet e pjesmarrjes ne shorte. Me pas personat e përzgjedhur njoftohet nëpërmjet një telefonate rreth llotarisë dhe lihet një orar ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar procedurën e llotarisë.
Në rast se mbas tre telefonatash të njëpasnjëshme ne numrin e zgjedhur per aresye te ndryshme nuk behet i mundur kontaktimi atehere kuponi skualifikohet dhe kontaktohet fituesi rezerve. Për fituesin rezerve te përzgjedhur ndiqet e njëjta proçedurë si më sipër.
7. Njoftimi i fituesit
Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një SMS ose telefonate në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.
Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet nje mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.
8. Regjistrimi i Fituesit
Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Me marrjen ne dorezim te dhurates fituesi duhet te firmose dhe Proces Verbalin e marrjes ne dorezim. Në rast mosparaqitjeje konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.
9. Përjashtim nga përgjegjësia
Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.
10. Ruajtja e dokumentacionit
Çdo konsumator pjesmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.
11. Publiciteti
Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.
Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution , në momentin kur lajmërohen se janë fitues.
12. Forca madhore
Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.
13. Zgjidhja e mosmarreveshjeve
Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Qarkut Prishtine. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.
TABELA NR. 1
(Lista e produkteve sipas kategorive)